Sulmuesi i FC Shkupit “ofrohet” skuadrës së Levskit

Sipas mediave në Bullgari, sulmuesi i FC Shkupit, Matej Cvetanovski, është ofruar skuadrës bullgare të Levskit nga Sofja. Mirëpo realizimit i transferimit do të varet edhe nga ana e trajnerit Stanimir Stoillov, i cili duhet të jep leje për realizmin e transefrimit nga FC Shkupi.
Marrëveshja aktuale e Cvetanovskit me FC Shkupin, do të përundojë në fund të këtij viti kalendarik, andaj nuk besohet se skuadra nga Çairi do të pengojë largimin e tij. Kujtojmë se sulmuesi anësor, që është 24 vjeç, deri më tani, për ekipin e FC Shkupit ka regjistruar 3 gola në 9 ndeshjet.