Rexhepi: Regjistrimi i popullsisë të mos mos përdoret për çështje të politikës ditore

Kastriot Rexhepi, deputet nga radhët e Lëvizjes Besa, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat gjatë debatit për regjistrimin e popullsisë, tha se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që nuk ka bërë regjistrimin e popullsisë për një kohë të gjatë dhe kjo ka sjellë një problem afatgjatë. Sipas Rexhepit, e rëndësishme është që regjistrimi i popullsisë të mos përdoret për çështje të politikës ditore, por të shihet si një proces i rëndësishëm ku shqiptarët mos etiketohen me 20 %.
Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që nuk ka bërë regjistrimin e popullsisë për një kohë të gjatë dhe kjo paraqet një problem, si për shembull investimet e një kompanie të huaj, ku ajo nuk ka të dhëna konkrete që sa jetojnë në zonën e caktuar ku ajo duhet të bëjë investimin. Për fat të keq ne jemi dëshmitar se në vend janë të përkufizuara, ose të definuar disa të drejta kolektive në bazë të përqindjes së popullsisë. Duhet që mos të lejojmë që ky operacion statistikor të mos përdoret për çështje të politikës ditore por edhe të politikave që do të kishin bërë në dëm të drejtave kolektive-tha Rexhepi.