Takimi Zaev-Gashi përfundon pa marrëveshje finale

Adrian Kerimi

Pa marrëveshje finale është përmbyllur edhe takimi i tretë i zhvilluar mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Alternativës, Afrim Gashi. Këto të fundit nuk dhanë detaje për rrjedhën e takimit, përveç Gashit I cili tha shkurt se ka përparime në negociata.

“Kemi përparim në negociata, vazhdojnë konsultimet në parti, do të keni informacion nga pres qendra e Qeverisë. Nuk jemi marrë vesh, do të kemi konsultime”- tha  Afrim Gashi, kryetar i Alternativës

 Me të përfunduar takimi Zaev-Gashi, Qeveria përmes një kumtese tha se ishte arritur progres në këtë takim dhe se do të vazhdojnë konsultimet partiake për qeverisjen e mundshme të përbashkët dhe shumicën e përbashkët parlamentare.

Takimi Zaev-Gashi

“Pritet që deri në fund të kësaj jave të realizohen konsultimet e nevojshme përmes palëve dhe të sigurohet koordinimi i nevojshëm për të arritur një marrëveshje për një qeveri të mundshme të përbashkët që do të adresojë sfidat e pandemisë dhe krizës globale energjetike dhe pa hezitim do të realizojë qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Takimi I sotëm vjen pas takimit të së hënës, kur dy liderët, ai socialdemokrat dhe ai i Alternativës, arritën marrëveshje mbi parimet programore. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Alternativa kërkon një post ministror dhe një pozitë zëvendëskryeministri. Çështja e eshalonit të dytë dhe të tretë është temë diskutimi, por jo me emra konkret mbi çështjet kadrovike.

Edhe në këtë takim, dy liderët ishin të shoqëruar nga personat e njëjtë, Dimitar Kovaçevski, kandidat për kryetar të LSDM-së dhe Bekim Sali, propozim i Alternativës për ministër të Shëndetësisë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button