Shkaqet e aksidentit në Bullgari, edhe më tej mbeten enigmë

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit me autobusin, por disa hetues e prokurorë bullgarë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkëndijat që janë paraqitur nga përplasja e autobusit të kenë nxitur zjarrin. “Në momentin e aksidentit, në gomën e përparme të autobusit është ‘varur’ një copë e madhe e bankinës që ndanë korsinë e autostradës, e cila pas përplasjes në pjesën tjetër është gjetur e lakuar si ‘fizarmonikë’ duke shkaktuar fërkime dhe shkëndija…Mund të imagjinoni se çfarë fërkimi dhe shkëndija mund të jenë paraqitur”, ka deklaruar hetuesi bullgar, Hetuesi Marian Mihailov. Ai nuk ka dhënë detaje tjera për shkakun e zjarrit pasi, sipas tij, kjo është “lënë në duart e ekspertëve”, të cilët tashmë kanë “pistat e tyre të hetimit”. Paraprakisht, edhe zëvendëskryeprokurori bullgar, Borislav Sarafov, nuk e kishte përjashtuar mundësinë që shkaktari i zjarrit të ketë qenë përplasja e autobusit në bankinën e autostradës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button