Zgjedhjet në LSDM, Despotovski zyrtarizon kandidaturën
Fatlume Dervishi
Jovan Despotovski, drejtori i Zonave teknologjike industrial zhvillimore, dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë. Me programin “Koncept 2””, ai bëhet kandidati i katërt i cili zyrtarisht i hyn garës për të parin e socialdemokratëve. Despotovski thotë se nga ky proces demokratik, LSDM-ja do të dalë më e fuqishme.
“Me Konceptin 28 ofrojmë qasje ndryshe në krijimin dhe zbatimin e politikave dhe masave. Ofrojmë koncept në politikë i cili nuk niset nga “Kush” dhe nga “Si” dhe “Çfarë njeriu ose njerëzish” në duhen. Koncept që, përmes krijimit të rezultateve të matshme, do ta forcojë LSDM-në si organizatë politike udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Koncept që do të sigurojë vazhdimësi dhe cilësi në zbatimin e vlerave bashkëkohore dhe politikave progresive deri në vitin 2028”, deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i Zonave Teknologjike Industrial Zhvillimore
Përveç Despotovskit, në zgjedhjet brendapartiake, anëtarësia do të ketë mundësi të zgjedhë mes Frosina Remenskit, ish nënkryetare dhe ish deputete e LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, zv/ministër i Financave dhe Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivit në degën e Kumanovës.
Kandidatët për kryetar të LSDM-së
Frosina Remenski, ish nënkryetare dhe ish deputete e LSDM-së
Dimitar Kovaçevskit, zv/ministër i Financave
Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivit në degën e Kumanovës
Jozyrtarisht flitej edhe për kandidatura të tjera të mundshme por deri tani nuk ka asgjë zyrtare. Afati i fundit për dorëzimin e kandidatura skadon sot.
Më 12 dhjetor, anëtarësia e LSDM-së në zgjedhje të drejtpërdrejta do të zgjedhë kryetarin e saj të ardhshëm. Kryetari që do ta zëvendësojë Zaevin pritet të jetë edhe mandatar për kryeministër. /Alsat.mk