MPB: 899 shkelje për mos-mbajtje të maskës
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 899 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.