Angelovski: Ndeshja më e mirë do të jetë ndaj Kosovës


Përfaqësuesja e Maqedonisë arkëtoi një pikë në përballjen me Gjeorgjinë, që e bën të lumtur trajnerin e Maqedonisë, Igor Angelovski.

“Që të dy kombëtaret arkëtuan një pikë dhe humbën 2 pikë. Zhvilluam një ndeshje të fortë dhe kishte mjaft pjesë taktike. Urojë futbollistët për atë që dhanë në terren. Luajtëm 30 mnuta me një lojtarë më pak, dhe në mënyrë taktike u transformuam në lojë dhe arëktuam një pikë Këto dy ndeshje ishin përgatitje pas një pauzë të gjatë që të luajëm sërisht në garat evropiane. Nëse ndaj Armenisë shënuan fitore rutinore, sot treguam kualitetin tonë. Kjo ishte paraqitja jonë më e mirë. Dhe më e mira do të jetë ndaj Kosovës. Do të kërkojë që të jenë fizikisht të shëndosh që të ikim çdo befasi, përfshi këtu edhe koronavirusin para sfidës me Kosovën. Katër vjetë jemi duke e pritur këtë ndeshje dhe besoj se do ta presim të gatshëm,” tha mes tjerash Angelovski.

LEXO EDHE:

Back to top button