Greqi, izolohen tre kampe migrantësh


Qeveria greke vendosi në izolim total shëndetësor tre kampe migrantësh pranë Athinës, duke filluar nga sot deri më 21 shtator, pas paraqitjes për herë të parë të rasteve të COVID-19 në këto struktura.

“Izolimi i plotë shëndetësor është vendosur në kampet e Malakassa-s, Schisto-s dhe Eleonas, pranë qendrës së kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Javën e kaluar, autoritetet zbuluan një rast të parë të COVID-19 në kampin Moria në ishullin Lesbos, ku strehohen gati 12 700 migrantë, më shumë se katër herë kapaciteti i tij fillestar.

Masa të rrepta të lëvizjes janë vendosur në kampet e migrantëve që nga mesi i marsit.

Qeveria nuk i ka hequr këto kufizime, pavarësisht kritikave nga OJQ-të e të drejtave të njeriut, që i konsiderojnë këto masa diskriminuese.

LEXO EDHE:

Back to top button