Alioski: Jemi gati për sfidën me Kosovën


Maqedonia arëktoi një pikë të madhe në Tbilisi , në përballjen e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kombeve. Pas ndeshjes , Ezgjan Alioski pranoi që kishte forcë psiqike dhe kjo e ndihmoi që të ktheht në lojë edhe pse kishte një fillim të dobët.

“Rreth penaltisë, besoj se këto gjëra vendosën me një moment. Kur vendosësh gabimisht , kjo të ndodh në ndeshje. Kishte edhe shumë deri në fund të ndeshjes dhe u ktheva mentalisht dhe ndihmova ekipin që të rikuperojmë disavantazhin. Kemi dy ndeshje të zhvilluara pas një pause të gjatë dhe pa asnjë ndeshje me ekipin në garat zyrtare. Shumë ishte me rëndësi që të arëktojmë 4 pikë dhe unë jam shumë i kënaqur. E njohim Kosovën si kundërshtarë të muajit të ardhshëm dhe do të grumbullojmë forcat tona që të shënojmë fitore dhe sërisht të rikthehemi në Gjeorgji,” tha mes tjerash Alioski

Këto dy ndeshje ishin parapërgatitje për Maqedoninë, e cila më 8 tetor do të përballet me Kosovën në Shkup, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kombeve. Në duelin e dytë takohen GJeorgjia dhe Bjellorusia.

LEXO EDHE:

Back to top button