Seanca e Parlamentit Europian zhvendoset në Bruksel


Seanca e Parlamentit Europian, e planifikuar për javën e ardhshme në Strasburg, është anuluar për shkak të rrezikut shumë të lartë shëndetësor të lidhur me pandeminë e COVID-19 dhe do të mbahet në Bruksel, njoftoi sot presidenti i këtij institucioni, David Sassoli.

“Vendimi i miratuar dje nga autoritetet franceze për të klasifikuar të gjithë rajonin Bas-Rhin në zonën e kuqe, na detyron ta rishikojmë udhëtimin në Strasburg”, deklaroi ai në një njoftim për shtyp.

Kjo seancë, e planifikuar nga 14 deri më 17 shtator, do të jetë e para që zhvillohet në kryeqytetin alsas që nga fillimi i pandemisë në Europë dhe masat e kontrollit të zbatuara nga marsi në të gjithë BE-në.

Sipas traktateve europiane, institucioni e ka selinë e tij në Strasburg, ku mbahen dymbëdhjetë seanca plenare me nga tri ditë e gjysmë në vit.

Megjithatë, pjesën tjetër të kohës, eurodeputetët punojnë në Bruksel.

LEXO EDHE:

Back to top button