Mbrëmë në Tiranë u zhvillua protesta e 119-të kundër Qeverisë

" "

Mbrëmë në Tiranë u zhvillua protesta e 119-të kundër qeverisë. Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Tubimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.

Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, protestuesit mbajtën fjalime dhe përcollën thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Ramës.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit rifilluan marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke e zhvendosur tubimin drejt akseve të tjera të kryeqytetit.

Gjatë marshimit, në një prej rrugëve pranë Liqenit Artificial, forcat e policisë krijuan një kordon për të penguar vijimin e marshimit. Forcat e rendit u kërkuan protestuesve të mos bllokonin qarkullimin e automjeteve gjatë lëvizjes së tyre.

Ndërkohë, protestuesit vijuan lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa situata u shoqërua me prani të shtuar të forcave të policisë në zonat ku kaluan protestuesit.

Policia synoi gjithashtu t’i mbante protestuesit larg stadiumit, ku në të njëjtën kohë po zhvillohej ndeshja e Kombëtares.

LEXO EDHE:

Back to top button