Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 12 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët lindore me periudha dielli. Në orët e pasdites në pjesën perëndimore të vendit do të fillojnë reshjet e shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të përfshijnë gjithë vendin. Në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryj dhe erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nga mesdita do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jug-verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kah fundi ditës dhe në mbrëmje me të reshura shiu. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jug-verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.