Acevski: Deklasifikimi i raportit të PSP-së vetëm me kërkesë të Prokurorisë Publike

Deklasifikimi i raportit përfundimtar të revizionit të kryer në ish-Prokurorinë Speciale Publike mund të kryhet vetëm me kërkesë të Prokurorisë Publike, tha në paraqitjen e tij të mbrëmshme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, njeriu i parë Entit shtetëror të revizionit, Maksim Acevski.
Ne mund t’i deklasifikojmë nëse marrim kërkesë nga Prokuroria Publike. Në momentin që do marrim një kërkesë të tillë për deklasifikimin e raportit përfundimtar të revizionit, ne do ta deklasifikojmë atë dhe me kënaqësi do ta ndajmë me opinionin,” tha Acevski.
Përndryshe, gjetja konkrete ka të bëjë me realizimin e të drejtës për shtesa tjera për kreun Prokurorisë dhe prokurorët. Shuma e gjetur nga Enti shtetëror i revizionit e cila ishte ndarë mbi atë bazë është rreth 4.5 milion euro.