Vdes në moshën 29-vjeçare aktorja e “Snowdrop”, Kim Mi-soo

Aktorja Kim Mi-soo ka vdekur papritur në moshën 29-vjeçare.

Ylli i ekranit koreano-jugor, që luajti në serialin “Snowdrop” të Disney +, ndërroi jetë të mërkurën duke e lënë familjen në ‘shok dhe pikëllim’.

Agjencia e saj, Landscape, në një deklaratë të bërë të mërkurën tha: “Kim na la papritur më 5 janar”.

“Familja e të ndjerës aktualisht është shumë e thyer nga ky lajm. Kërkojmë sinqerisht të përmbaheni nga krijimi i thashethemeve apo raportimeve spekulative”.

Kim ishte e njohur për punën e saj në “Lipstick Revolution” dhe “Kyungmi’s World”.

Ajo u shfaq edhe në dramën “Hi Bye, Mama!”.

E njëjta gjithashtu pati një karrierë të suksesshme si modele.

Aktorja njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “Snowdrop”, i cili ndjek një histori dashurie mes dy studentëve të universitetit.

Para vdekjes së saj, shtatë nga 16 episode ishin transmetuar dhe xhirimet kishin përfunduar.

Kim gjithashtu kishte filluar xhirimet e dramës “Kiss Six Sense” të Disney+. U raportua se drama anuloi xhirimet e planifikuara për ditën pas lajmit për vdekjen e saj. 

LEXO EDHE:

Back to top button