Radev: Bullgaria mbështetësja më e madhe e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Bullgaria është mbështetësja më e madhe e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe posaçërisht e Republikës vëllazërore të Maqedonisë së Veriut, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Radev shtoi se kjo mbështetje do të varet nga përparimi individual dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim nga ana e të gjitha vendeve kandidate.
Radev tha se beson se të gjitha premtimet dhe angazhimet e Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjes bilaterale do të përmbushen me qëllim që të përshpejtohet procesi i integrimit të saj evropian.
”Do të përpiqemi të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura, siç janë garantimi kushtetues për të drejtat e bullgarëve maqedonas, heqja dorë nga fjalori urrejtës dhe përfundimi i proceseve të debullgarizimit”, shtoi ai.
”Do të përpiqemi gjithashtu të ndihmojnë dhe do ta përshpejtojnë procesin në mënyrë që ta hapim derën për negociata për anëtarësim të vendit”, theksoi Radev.