Shevçenko mendon dorëheqjen, Ballardini shihet si zëvëndësues
Trajneri ukrainas, Andrij Shevçenko mund të japë dorëheqjen nga ekipi Italian, pa u shkarkuar nga këta të fundit. Rezultatet negative janë shqetësuese për të dhe ekipin gjithashtu.
“Sportmediaset” shkruan se nëse Kanavaro nuk do të nënshkruante me kombëtaren e Polonisë, atëherë Shevçenko do të ishte emri kryesor për t’u ulur në stolin e trajnerit.
Ecuria e Shevës me Xhenoan ka qenë vërtetë e dobët dhe se skuadra e njohur italiane rënditet e parafundit me gjasa të mëdha për rënien nga Seria A. Në 9 ndeshjet e deritanishme, me Shevçenkon në stol, Xhenoa ka arkëtuar vetëm 3 pikë dhe deri më tani numëron një fitore, 11 disfata dhe 9 barazime. Mediat italiane, raportojnë se më shumë gjasa për ta zëvëndësuear trajnerin ukrainas ka trajneri Davide Ballardini, i cili nisi këtë sezon te kjo skuadër. Emri i dytë që përmendet është edhe Rolando Marin.