Kufizime të reja në Greqi – Kërkohet doza e tretë

Kufizime të reja në Greqi - Kërkohet një dozë e tretë!

Në Greqi janë intensifikuar edhe më tej masat për mbrojtjen nga koronavirusi dhe nga 1 shkurti nuk ka akses në disa vende pa dozë të tretë.

Të gjithë ata që nuk do të marrin dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit nuk do të kenë mundësi të hyjnë në vendet e rezervuara për të vaksinuarit, njoftoi ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris, raporton athina984.

Kushdo që nuk ka marrë një dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit shtatë muaj pas dozës së mëparshme, të dytë, do të konsiderohet i pavaksinuar.

“Çertifikata do të vazhdojë të jetë e vlefshme sepse është një certifikatë evropiane që vlen për nëntë muaj, por ata persona nuk do të mund të përdorin më përfitimet si aksesi në hapësirat e mbyllura të rezervuara për personat e vaksinuar”, shpjegoi ministri.

LEXO EDHE:

Back to top button