Studentët kërkojnë nga ministri i ri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zgjidhje për provimet në shqip
Gazetar: Suad Bajrami
Zgjidhja për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa studentët thonë se ata nuk pajtohen me ofertën e Qeverisë që pjesa teorike të mbahet në shqip, ndërsa ajo praktike në maqedonisht. Njëri ndër nismëtarët e iniciativës studentore, Mevlan Ademi, kërkon nga ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari që zgjidhjen ta bëjë vetëm me një nënshkrim, pasi në të kundërtën duhet të ndryshohen të gjitha ligjet që ndalojnë përdorimin e shqipes.
“Nga ana jonë qëndrimet janë të njëjta. Nuk do të pranojmë që të dërgohet në Komisionin Venecian siç ishin në shkurt dhe mars të këtij viti para disa muajve dhe gjithashtu nuk do të pranojmë zgjidhje gjysmake siç e kishin paralajmëruar”, deklaroi Mevlan Ademi, udhëheqës i nismës studentore.
“Ne sa kemi biseduar me profesorë tanë të Drejtësisë, jo vetëm me ministrin zotëri Shasivari, por edhe me profesorë tjerë, profesionistë të lëmisë na kanë thënë që kjo bëhet dhe zgjidhet me një nënshkrim të ministrit të Drejtësisë”.
Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, studentët shprehen të gatshëm që të vazhdojnë protestat, madje edhe duke fjetur para Ministrisë së Drejtësisë.
Besar Sejdiu, Kryetar i Kuvendit Studentor UNT C0002
00:47 “Sa i përket protestave a do të bëjmë a jo, ne e kemi dhënë fjalën ndërmjet nesh në grupin organizativ se po qe nevoja edhe do të flemë aty para Ministrisë së Drejtësisë, por kjo çështje do zgjidhet dhe ne do ta kërkojmë atë derisa kjo e drejtë që na garantohet, të zbatohet”.
Për moslejimin e dhënies së provimeve profesionale shtetërore në shqip, studentët deri tani kanë organizuar dy protesta përpara Ministrisë së Drejtësisë derisa me këtë resor ka udhëhequr kuadri i ZNAM-it, Igor Fillkov. Ndërkohë janë mbajtur protesta edhe në Tiranë dhe Prishtinë. VLEN ka premtuar tanimë disa muaj zgjidhjen, megjithatë zgjidhja ende nuk është zyrtare./Alsat.mk.








