Arrestohet një person nga Kumanova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Gjatë ditës së djeshme me urdhër nga burgu i Kumanovës policia ka arrestuar 29 vjeçarin S.B. nga Kumanova i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë’. Ai është dërguar menjëherë në burgun e Kumanovës për vuajtjen e dënimit.