FC Shkupi forcon mesfushë me brazilianin Kueven

Skuadra e FC Shkupi vazhdon të operojë në merkaton e janarit, duke sjellë edhe futbollist të huaj, përpos futbollistëve vendor. Lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, sot prezantoi brazilianin Kueven, I cili vjen nga skuadra e Monte Azull. Më parë, Kueven luajti për skuadrën greke të Kerkirës, ndërsa në Brazil ka veshur fanellën e disa skuadrave.
“Jam shumë I lumtur dhe I motivuar që do të luaj në këtë skuadër. Unë do të punoj shumë dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Qëllimet e Shkupit janë të qarta dhe pikërisht për këtë arsye jam këtu. Ne do të luftojmë që të bëhemi kampion dhe do të kujdesemi që tifozët tanë të jenë të lumtur dhe krenarë me skuadrën e tyre”, u shpreh braziliani Inacio.
Mesfushori 23 vjeçar , pas Patrik Mensah-ut, është përforcimi i dytë i huaj në merkaton e janarit