Edon Zhegrova, “cak” i dy skuadrave gjigande në Francë

Paraqitjet e Edon Zhegrovës me skuadrën e Bazellit janë ngritur në cilësi dhe kjo vërehet edhe me statistika, por edhe me interesimin e skuadrave të tjera.

Zhegrova do të jetë pa kontratë së shpejti te Bazelli, dhe skuadrat e Ligue 1 kanë shfaqur interesim për lojtarin kosovar.

“Blick” shkruan se Olimpik Lion dhe Lille janë dy skuadrat që interesohen për lojtarin. Kartoni i Zhegrovës mund të jetë i përballueshëm për secilën prej dy skuadrave në fjalë. Nuk besohet se shifra që kërkon Bazelli mund të kalojë 5-7 milionë.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova, sikur Arbër Zeneli e Valon Berisha, do të shkojë në Ligue 1.

LEXO EDHE:

Back to top button