Hose Mourinjo është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit. Negociatat thuhet se janë duke ecur mirë, aq sa Mourinjo në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e asaj e skuadrës së tij të ardhshme. Zëvendëspresidenti i Beshiitkashit, konfirmoi negociatat. “Detajet ekonomike janë zgjidhur. Ne do të shkojmë në Itali javën e ardhshme dhe do të takohemi me Mourinjon ballë për ballë”, është shprehur ai. Në javët e fundit edhe Fenerbahçe ishte interesuar për Mourinjon.
386 Less than a minute








