Video / Fitore për favoritët, Reali mund Interin

Real Madridi ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve duke fituar me rezultat 3 – 2 ndaj Interit. Karim Benzema përfitoi nga gabimi në mbrojtje të Ashraf Hakimit duke kaluar portierin dhe zhbllokuar rezultatin (25′), ndërsa tetë minuta më vonë Serhio Ramos pas harkimit të Toni Krosit,  dyfishoi shifrat. Mirëpo Interi nuk u dorëzua dhe pas asistimit të Barellas, Martinez ngushtoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, Ivan Perishiq barazoi shifrat në 2-2 pas asistimit të Lautaro Martinezit (68′), ndërsa golin e fitores për Realin e shënoi Rodrigo, në minutën e 80-të. Pas kësaj fitore, Reali ngritët në pozitën e tretë me katër pikë, derisa Interi qëndron në fund, me 2 pikë.

Bajern Munihu ka demoluar skuadrën e RB Salzburgun në transfertë pran rezultatit 6-2. Futbollisti kosovar Mërgim Berisha në minutën e katër zhbllokoi rezultatin duke shënuar në portën e Manuel Neuerit. Mirëpo, “bavarezët” u rikthyen shpejtë në lojë, pasi që Robert Levandovski në minutën e 21-të nga pika e bardhë barazoi rezultatin në 1-1, kurse mysafirët kaluan në epërsi pas autogolit të Kristensenit.

Në pjesën e dytë, vendasit përsëri realizuan të parët përmes Okugavas që barazoi gjithçka (66′). Por, zëvendësimet e trajnerit Hansi Flik ndryshuan ndeshjen. Boateng në minutën e 79-të riktheu epërsinë, kurse pas katër minutave Sane shënoi golin e katër. Levandovski realizoi për 5-2, para se Lukas Hernandez të vulosi fitoren për 6-2.

Pas kësaj fitore, Bajerni është lider me 9 pikë në tri ndeshje, kurse Salzburg qëndron në fund me vetëm një pikë.

Liverpuli ka triumfuar me rezultat bindës 0 – 5 në transfertë ndaj Atalantas. “Reds” ishin në top formë, derisa ylli i ndeshjes ishte Diego Jota që realizoi tripletë.  Portugezi realizoi dy herë në pjesën e parë (16′, 33′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime. Gjatë pjesës së dytë, ishte Mohamed Salah që trefishoi rezultatin (47′), kurse pas katër minutave Sadio Mane shënoi golin e katër për mysafirët. Por, kjo nuk mbaroi me kaq, pasi Jota në minutën e 54-të arriti të kompletoi tripletën.

Pas kësaj fitore, Liverpuli mban kreun me 9 pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e tretë me 4 pikë.

Man.Siti ka fituar në shtëpi, me rezultat bindës 3-0, ndaj Olympiakosit.  Vendasit kaluan në epërsi pas 12 minutave lojë pas një kombinimi të shkëlqyer nga dyshja De Brujne – Torres, gol të cilin e realizoi spanjolli.  Kurse, golin e dytë për “qytetarët” e shënoi braziliani Gabriel Hesus në minutën e 81-të pas asistimit të belgut De Brujne. Fitoren e vendasve e vulosi Zhoao Kanselo në minutën e fundit të ndeshjes. Pas kësaj fitore, Siti është lider në tabelë me 9 pikë, derisa Olympiakosi qëndron në vendin e tretë me 3 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button