Zelensky: Ukraina nuk do ta dorëzojë Donbasin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është duke luftuar në regjionin e Donbasit dhe nuk ka qëllime të dorëzimit të tij.
Në një intervistë për CNN-it, Zelensky hodhi poshtë idenë për ta lënë Moskën të marrë nën kontroll Donbasin dhe një pjesë të Ukrainës lindore për të ndaluar konfliktin, shkruan Sky News.
Ai ka shtuar “Ukraina dhe njerëzit e saj janë të pastër. Ne nuk kemi pretendime për territoret e të tjerëve, por nuk do të heqim dorë nga territori ynë”.
Kur presidenti rus, Vladimir Putin flet për marrjen e Donbasit, ai i referohet zonës së vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës. Ajo që ai në të vërtetë do të thotë është tërësia e dy rajoneve të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk, të cilat shkojnë nga jashtë Mariupolit në jug deri në kufirin verior.