Akademia Pandev mund Renovën në Tetovë

Sot u zhvilluan 3 ndeshjet në kuadër të javës së 28-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në sfidën e zhvilluar në Tetovë, skuadra e Akademia Pandev, falë golit spektakolar nga kroati Martinaga, mundi Renovën me 1-0.

Kampioni aktual, Shkëndija u ndal në barazim pa gola kundër Bregallnicës në Shtip, ndërsa 3 gola u shënuan në sfidën e zhvilluar në stadiumin në “Autokomandë”, ku skuadra e Tikveshit mundi Skopjen me rezultat 2-1.

Ditë më parë, FC Shkupi mundi Pelisterin me 1-0 në Manastir, ndërsa me të njëjtin rezultat, Makedonija Gjorçe Petrov mundi Rabotniçkin. Ndërkohë Boreci, në terrenin vendas, me 2-0 mundi skuadrën e Struga Trim Lum.

Liga e Parë – java 28

Pelisteri 0–1 FC Shkupi

Boreci 2–0 Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P. 1–0 Rabotniçki

Bregallnica 0–0 Shkëndija

Renova 0-1 Akad. Pandev

Skopje 1–2 Tikveshi 

LEXO EDHE:

Back to top button