Stefanos Cicipas, mbron titullin në Monte Karlo

Stefanos Cicipas, është fitues i turneut Masters në Monte Karlo, pasi që në finale mundi Alehandro Davidoviç Fokina me 2-0 në sete.

Tenisti spanjoll kishte nismën më të mire të finales, duke avancuar në me 2-1, mirëpo në vazhdim Cicipas nuk lejoi befasi dhe dominoi setin e parë, duke e mbyllur me rezultat 6-3 në geme.

Ndërkohë seti i dytë ishte më nxitës, pasi që secili tenist arriti që të mbajë përparësinë e shërbimit dhe ndeshja duhej të vendoset në “taj brejk”. Aty tenisti grek krijoi epërsi pran rezultatit 5-1 dhe nuk e lëshoi deri në fund.

Për Stefanos Cicipas,  është titulli i dytë në turnetë Masters, pasi që 12 muaj më parë triumfoi pikërisht në turneun e Monte Karlos.

LEXO EDHE:

Back to top button