Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re përmes një fotosesioni unik
Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re përmes një fotosesioni unik
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2022/04/collage-2022-04-21T174938.021-780x439-1.jpg)
Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj prej ditësh ka zbuluar se po punon për projekte të reja muzikore.
Një këngë të re, artistja nga Shqipëria e ka paralajmëruar edhe sot (e enjte) përmes një fotosesioni të mahnitshëm.
Xhensila postoi imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me ngjyrë ari.
Xhaketë me shkëlqim të kombinuar me një këmishë të bardhë, ndërsa sipër saj një bluzë po ashtu ari, këpucë me taka të larta dhe aksesorë ari.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/04/xhensilamyrtezaj_278904561_166612485725608_6178406945254459571_n-1.jpg)
Fotografitë u realizuan në një prapaskenë që kombinohej me ngjyrat e veshjes, ndërsa në mbishkrim la të kuptohej se ato ishin shkëputur nga xhirimet e klipit.