Vendimi për Televizionin Alsat, sonte në Programi 200
Vendimi për Televizionin Alsat, sonte në Programi 200

Gazetar: Adrian Kerimi
Në Programin 200 në Alsat në fokus është rasti i Televizionit Alsat dhe ngulfatja e lirisë së medias.
Profesoresha e drejtës pronësore, Albana Metaj thotë se problemi kryesor mbi çështjet pronësore është zbatimi i ligjit.
“Me tepër se sa problematika ligjore janë më tepër në fakt problematika që kanë të bëjnë me ligj zbatimin nga institucionet të cilat e kanë për detyrë t’i zbatojnë ligjet e shtetit. Kanë besim të patundur te ligji por jo edhe tek institucionet e ligj zbatuese”, tha Albana Metaj, Profesoreshë universitare.
Aktivisti Emir Hasanoviq thotë se problemet pronësore dhe jo vetëm nuk i zgjidh dot anëtarësimi në BE, prandaj duhet punuar në përmirësimin e kapaciteteve institucionale.
“Të shohim nëse do t’i kishim hap negociatat me BE-në, përsëri një problem i tillë do të ishte prezent. Ne duhet të fokusohemi më shumë në procesin dhe sovranitetin tonë si një shtet i cili duhet t’i përmirëson institucionet për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të fokusohemi në procese të cilat janë vetëm grim i problemeve pa pasur reforma reale”, u shpreh Emir Hasanoviç, Aktivist.
Në debat u prek edhe çështja e kontestimit të pronës së qytetarëve, lëshimet institucionale, pasaktësia dhe komunikimi jo korrekt mes institucioneve./ Alsat.mk