Majami në finale, Dallasi barazoi 3-3 ndaj Feniksit

Majami është ekipi i parë finalisti në Konferencën e Lindjes. Skuadra nga Florida fitoi 99-90 ndaj Filadelfia-s, duke fituar 4-2 serinë e ndeshjeve. Një fitore e merituar e Majami, që zhvilloi një ndeshje të mirë në fushën e Filadelfia-s, shumë larg asaj që pritej. Batler me 32 pikë ishte më i miri për Majami, ndërsa Maksej dhe Embiid, realizuan nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evitiat disfatën.
Në Konferencën e Perëndimit, barazohet 3-3 seria e takimeve mes Dallasit dhe Feniksit. Skuadra e Dallas fitoi m rezultat 113-86 ndaj Feniksit në takimin e gjashtë, në një ndeshje të dominuar nga teksanët. Luka Donçiç realizoi 33 pikë e 11 kërcime, për Dallas, duke qenë më i miri në fushë. Për Feniksin, Ajton realizoi 21 pikë e 11 kërcime, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Majami – Filadelfia, 99-90 (4-2)
Boston – Milluoki (2-3)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Feniks – Dallas, 86-113 (3-3)
Memfis – Golden Stejt (2-3)