“Ballkani i Hapur” , Kovaçevski: Presim të na bashkëngjiten Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi

“Ballkani i Hapur” , Kovaçevski: Presim të na bashkëngjiten Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi

Gazetare: Andrea Çobanva

Kryeministri Kovaçevski pret që nismës “Ballkani i Hapur” t’i bashkëngjiten Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Pas takimit me homologen e tij Ana Bërnabiç në Shkup, ai tha se “Ballkani i Hapur” sjell vetëm përfitime ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo iniciativë në të gjitha bazat e logjikës ekonomike është pozitive, sepse krijon një treg më të madh kapitali, krijon mundësi shkëmbimi dhe natyrisht që e gjithë kjo do të shkaktojë rritje të PBB-së së rajonit. Është i hapur për të gjitha vendet. Në Samitin e ardhshëm në Ohër në qershor do ta shohim kryeministrin e Malit të Zi, por është mirë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e kësaj nisme praktike”, deklaroi Dimitar Kovaçeski-kryeministër i RMV-së .

Nga muaji i ardhshëm do të nisë procesi i vendosjes së numrave të identitetit në mënyrë që qytetarët të mund të punojnë pa pengesë në vendet nënshkruese të kësaj nisme.

“Qytetarët do të mund të aplikojnë lehtësisht për të marrë një identifikim elektronik, ose një numër personal si qytetarë të Ballkanit të Hapur, i cili do tu lejojë ata jo vetëm të udhëtojnë lirshëm, por edhe të punojnë në vendet anëtare të nismës pa asnjë leje pune të nevojshme, e cila do të veprojë si një treg i përbashkët i punës”, tha Ana Bërnabiq – kryeministre e Republikës së Serbisë.

Iniciativa për Ballkanin e Hapur, si ide filloi në vitin 2019. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia kanë nënshkruar tre marrëveshje për lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve. Për momentin, qëndrimi i Kosovës është i prerë se nuk do të jetë pjesë e kësaj nisme, ndërsa Bosnja nuk arriti konsensus për përfshirje./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button