VMRO-DPMNE-ja dorëzon ankesën kundër Talat Xhaferit

VMRO-DPMNE-ja dorëzon ankesën kundër Talat Xhaferit

VMRO DPMNE ka dorëzuar kërkesë me shkrim për thirrjen e seancës së Komisionit për Çështje të Rregullores, në të cilën do të diskutohet për shkeljen e Kodit etik nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Nisma është ngritur për shkak të një incizimi, ku dëgjohet se si Xhaferi përdor fjalor vullgare. Kryetari i këtij komisioni parlamentar, deputeti Panço Minov dje për televizionin Alsat deklaroi se seancën do ta thirr menjëherë pasi të ketë kërkesë me shkrim. Deri më tani, as Xhaferi e as kabineti i tij nuk janë prononcuar me koment për incizimin, shkruan Alsat.

“Të paktën katër deputetë nga grupi jonë i deputetëve ishin dëshmitarë, për fat të keq, të kësaj ngjarje të pahijshme, kanë qenë brenda në hapësirën ku me fjalor vulgar dhe në mënyrë të pahijshme kryetari Xhaferi i ka nënçmuar dhe u ka kryer presion të madh punonjësve në shërbimin e Kuvendit. Deputetët e njëjtë do të jenë në dispozicion për të dëshmuar kur zotëri Minov të caktojë seancën e Komisionit për këtë shkelje flagrante të Kodit etik”, deklaroi Antonio Milloshoski- deputet i VMRO DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button