Rruga Shkup-Bllacë, rrezik për shembje të reja!
Rruga Shkup-Bllacë, rrezik për shembje të reja!
Radhë të gjata të veturave në rrugën që të shpie nga Shkupi për në Bllacë. Një pjesë e këtij segmenti funksionon vetëm me një korsi pasi ekskavatorët largojnë shkëmbinjtë të cilët që dje u shembën nga kodra. Ekipet punuese thanë se mbi 320m3 masiv gurësh, u hoqën por ende mbetet gjysma e punës. Pas kësaj ai segment mbetet zonë rreziku për shembje të reja.
“Tani e 24 orë kamionët po punojnë në hapjen e rrugës Shkup-Bllacë, por edhe pasi që do hiqet ky zhavorr brenda ditës së sotme, akoma rruga do të mbetet me kalim me një korsi, pasi që rreziku për shembje të reja është shumë i madh”, raporton Adnan Qaili, gazetar i Alsat.
Autoritetet thonë se bllokimi i plotë i rrugës dhe praktikisht i pikës kufitare “Bllacë” ka zgjatur dje vetëm gjysmë ore. Derisa është bërë një riorganizim i trafikut. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thanë se në këtë aks rrugor ka 7 pika potenciale të shembjes së gurëve nga erozioni i fortë i tokës në këto shkëmbinj të shkoqitur, të cilat në vazhdimësi kanë shkaktuar telashe për qarkullimin rrugorë.
“Dje pas 16,30 ndodhi shembja e dytë e materies së njëjtë, ne dje kemi pastruar 70% të gurëve, mbi 320 m3 por sërish ra sasi e njëjtë. Tani ne do ta pastrojmë hapësirën ta sigurojmë të njëjtin, të shohim gjendjen e masivit gurorë në krahun e djathtë drejtë Kosovës, nëse duhet do të vendosim edhe rrjetë”, deklaroi Aleksandar Serafimovski, N.P. “Rrugët e Maqedonisë”.
Ngjarja që ndodhi në mesditën e së martës është një alarm për autoritetet që të përshpejtojnë ndërtimin e autostradës së re Shkup-Bllacë, projekt i cili u provua për vite me radhë. Tani që po zbatohen ndërtimet e segmentit të parë prej 2km janë shkelur afatet e parapara për ndërtimin e këtij aksi rrugor./ Alsat.mk








