Zaniolo sjell epërsi për Romën në finalen e Konferencës në Tiranë

Skuadra e Romës është në epërsi 1-0 në finalen e Ligës së Konferencës, e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Autor i golit ishte Nikollo Zaniolo, në minutën e 31-të, duke sjell në delir të gjitha tifozët e skuadrës italiane në stadiumin e kryeqendrës së Shqipërisë.

Ndërkohë trajneri i Romës, Hose Mourinjo, ishte I detyrar të bëj zëvendësim, pasi që Henrikh Mkhitaryan u lëndua në minutën e 17-të. Në vend të Mkhitaryanit është inkuadruar Sergio Oliveira.

LEXO EDHE:

Back to top button