Shqipëria befason, fitore ndaj Maqedonisë në Shkup

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll ka marrë një fitore të madhe dhe befasuese në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “Ligës së Argjendit” të garave evropiane. Shqipëria e drejtuar nga Jani Melka triumfoi 1-3 me sete kundër Maqedonisë së Veriut me të cilën së fundmi kishte bërë edhe disa ndeshje miqësore.
Ishte kjo fitorja e parë e kombëtares kuqezi, pas dy humbjeve ndaj Rumanisë (3:0) dhe Bosnje Hercegovinës (3:2), me të cilën tashmë mbeten në garë për një vend në “Final Four” Këto dy kombëtare do të takohen bashkë sërish vetëm pas 3 ditëve, këtë herë në Tiranë.
Ndryshe grupi është mjaft interesant, pasi për momentin 4 kombëtaret kanë nga një fitore, me Maqedoninë që deri në fund përveç me Shqipërinë në transfertë, do të luaj edhe kundër Rumanisë në Shkup (08.06) si dhe kundër Bosnje e Hercegovinës në transfertë.
Në anën tjetër, Shqipëria, përpos Maqedonisë, me 8 qershor si vendas do të mirëpresin Bosnje e Hercegovinën dhe në xhiron e fundit, më 12 qershor do të jetë mysafire e Rumanisë