Superjahti rus mbërrin në Havai pas urdhrit për konfiskim nga ana e Uashingtonit

Superjahti rus mbërrin në Havai pas urdhrit për konfiskim nga ana e Uashingtonit

Një superjaht i kapur në Fixhi muajin e kaluar, me kërkesë të autoriteteve amerikane, ka mbërritur në Havai. Uashingtoni thonë se superjahti Amadea, në vlerën e 300 milionë dollarëve është në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov ndaj të cilit janë vendosur sanksione.

Grupi i punës i ngritur në Departamentin amerikan të Drejtësisë, i quajtur “KleptoCapture”, është pëqendruar në sekuestrimin e jahteve dhe pronave të tjera luksoze të oligarkëve rusë, në një përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë.

Jahti, 106 metra i gjatë, u largua nga porti Lautoka i Fixhit javën e kaluar, pasi Gjykata e Lartë e vendit ishull në Paqësor, vendosi që mbajtja e tij do të ishte e kushtueshme për qeverinë.

Sipas të dhënave anija u ankorua në Honolulu të enjten pasdite.

Superjahti u sekuestrua në Fixhi më 13 prill. Ai kishte ardhur aty nga Meksika, pas një udhëtimi 18-ditor. Në një dokument të FBI-së thuhej se jahti kishte çaktivizuar sistemet e saj të automatizuara të informacionit më 24 shkurt, pothuajse menjëherë pasi Rusia nisi sulmin në Ukrainë, si pjesë e një përpjekjeje për të shmangur konfiskimin.

Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”.

Avokatët e pronarit të Amadea-s, “Millemarin Investment Ltd”, një kompani e regjistruar në Ishujt Kajman, i thanë një gjykate të Fixhit se jahti nuk ishte në pronësi të zotit Kerimov, por nga një tjetër oligarku rus, ish-shefit të “Rosneft ROSN.MM” Eduard Khudainatov, ndaj të cilit nuk rëndojnë sanksione,

Por Shtetet e Bashkuara thonë se zoti Kerimov është pronari i vërtetë i Amadeas.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj zotit Kerimov në vitin 2014 dhe 2018, si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Siri dhe Ukrainë. Ndaj tij ka vendosur sanksione edhe Bashkimi Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button