Hungaria do t’u japë mbështetje financiare pronarëve të automjeteve dizel për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Qeveria hungareze ka miratuar një ndihmë financiare prej 20.000 forintësh për person për individët që përdorin automjete personale me motor dizel deri në 110 kW.

Masa është miratuar pas rritjes së çmimit të naftës dhe synon të lehtësojë kostot për pronarët e automjeteve që plotësojnë kriteret. Pagesat do të realizohen përmes Thesarit Shtetëror, ndërsa të dhënat e përfituesve do të verifikohen nga administrata tatimore.

Sipas vendimit, pagesat e para pritet të nisin më 30 shtator 2026./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button