Paraburgim për këngëtarin që dogji klubin Bullgar

Gazetar: Igor Stefanovski

Llambe Alabakovski ka djegur hyrjen e qendrës kulturore bullgare “Vanço Mihajlovski” në Manastir.

“Mbrëmë vonë me urdhër të gjykatës kompetente dhe me propozim të SPB Manastir dhe prokurorit kompetent është kryer kontrolli në objektet, përkatësisht në banesë dhe në disa objekte të shfrytëzuara apo në pronësi të autorit, dhe janë gjetur veshmbathje dhe gjësende të tjera që kanë lidhje me veprën penale, do të thotë se kemi prova të pakontestueshme dhe të pakundërshtueshme”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

 Spasovski nuk e zbuloi identitetin e zjarrvënësit. Më herët Ministria e Brendshme bëri të ditur se i arrestuari ka pranuar veprën penale. Ai do të akuzohet për shkak të rrezikut të përgjithshëm. Sipas kodit penal, kjo vepër dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Avokatët paralajmërojnë ndihmë juridike falas për këngëtarin 34-vjeçar Llambe Alabakovski, pasi në publik u zbulua se ishte ai që i vuri flakën klubit “Vanço Mihajlov”. Qeveria bullgare përshëndeti arrestimin dhe falënderoi autoritetet e Shkupit për efikasitetin e tyre. Zjarri shkaktoi reagime të shumta në opinion në vend dhe në Bullgari. Qendra u hap në mesin e muajit prill dhe shkaktoi tensione për shkak se mban emrin e një bashkëpunëtori të Hitlerit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button