Zelensky akuzon Rusinë: Kërkon të shfarosë Donbasin

Zelensky akuzon Rusinë: Kërkon të shfarosë Donbasin

Ukraina akuzon Rusinë se po kërkon të shkatërrojë të gjithë rajonin e Donbasit. “Këtë po e bën hap pas hapi”, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi se synimet e Moskës nuk kanë ndryshuar po ashtu edhe sulmet masive raketore në lindje të vendit. “Kërcënimi i një fitoreje taktike të Rusisë është ende aty, por ata ende nuk e kanë shpallur atë”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas përsëriti thirrjen për liderët perëndimorë që t’i dërgojnë edhe më shumë armë dhe artileri të rëndë. “Ajo çfarë nevojitet sa më shpejt është barazia në fushëbetejë, në mënyrë që të ndalim këtë armatë djallëzore dhe ta shtyjmë atë përtej kufijve të Ukrainës”, u shpreh Zelenski gjatë fjalimit të tij të zakonshëm.

Ndërkohë, një këshilltar i presidentit njoftoi se beteja për qytetet lindore të Severodonjeckut dhe Lysychanskut kanë arritur një kulm të frikshëm. Kievi paralajmëron se shumë shpejt Rusia mund të marrë kontrollin e plotë të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button