Rritet çmimi i transportit, ja sa janë bërë biletat

Rritet çmimi i transportit, ja sa janë bërë biletat

Gazetar: Andrea Çobanova

Mbi 90 për qind e transportuesve në dy javët e fundit kanë rritur çmimet e biletave për transportin ndërurban. Biletat në një drejtim rriten nga 20 në 50 denarë në varësi të vendimit të transportuesit. Rritja e çmimeve të karburanteve është faktori më i madh, thonë transportuesit. Për të mos u rritur më tej, ata kërkuan nga autoritetet që të ndërhyjnë në akcizën në mënyrë që pasagjerëve të mos u tarifohen bileta më të shtrenjta.

“Ka rritje të çmimeve deri në 90 për qind të linjave, disa transportues kanë rritur çmimet në muajin e kaluar, disa dje dhe të premten. Kjo është diçka që nuk është në kompetencën tonë, ne si shoqatë transportuesish patëm bisedime me autoritetet në fushën e akcizës për të ndërhyrë për transportuesit, që marrin pjesë në transportin publik të pasagjerëve, nxënësve që transportuesit të mos ndërhyjnë duke rritur rregullisht çmimet, por deri më sot nuk ka përgjigje”, tha Masar Omeragiq- Transportues.

Nga dita e djeshme, bileta në një drejtim në linjën Tetovë-Shkup është 200 denarë ose 50 denarë më e shtrenjtë, ndërsa nga Kumanova në Shkup tani udhëtimi është 170 denarë ose 20 denarë më shtrenjtë. Edhe qytetarët që udhëtojnë në qytete të tjera thonë se çmimet janë rritur.

“Deri në Negotinë janë shtrenjtuar për 100 denarë, kanë qenë 500, tash është 600 denarë kthyese, nga dje janë shtrenjtuar. Nuk ka më udhëtime”, tha një qytetare.

“600 denarë është, diku 580 denarë për Manastir, nuk kam qenë vjet, nuk mund të bëj krahasim”, tha një qytetar.

Çmimet e biletave ndryshojnë në varësi të transportuesit. Bileta vajtje-ardhje në linjën Shkup-Manastir është nga 630 deri në 700 denarë, ndërsa për Gjevgjeli 770 denarë. Për momentin çmimin më të lartë e mban linja Shkup-Ohër. Një biletë vajtje-ardhje kushton 930 denarë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button