Katër shenja treguese që ju keni toksina të tepërta në trup

Shpesh zgjoheni pa energji, ushqimi që hani ju bën edhe më inerte, kafeja nuk ju zgjon… Thjesht nuk ndiheni mirë? Mund të keni shumë toksina në trupin tuaj. Këto janë shenja të qarta që tregojnë se në trupin tuaj janë grumbulluar shumë toksina dhe se është koha për detoksifikim.
Ndjenja e lodhjes është e pranishme edhe pas tetë orësh gjumë
Sado të flini apo pushoni, ndjeni se nuk mund të përfundoni të gjitha përgjegjësitë që ju presin. Mund të jetë një shenjë se trupi juaj po tërheq shumë energji për të larguar toksinat e tepërta.
Kapsllëk
Zorrët marrin toksina nga ushqimi çdo ditë dhe ndihmojnë trupin t’i luftojë ato. Kur tretja jonë nuk është e rregullt, të gjitha toksinat mbeten në pjesën e aparatit tretës, gjë që ndikon negativisht në të gjithë organizmin.
Ndjeshmëria ndaj aromave
Ju shqetësojnë të gjitha aromat intensive, madje edhe ato që përdorni rregullisht? Nëse edhe ju keni dhimbje koke, është pothuajse e sigurt që trupi juaj vuan nga toksinat e tepërta.
Keni erë të keqe
Era e keqe e gojës mund të shkaktohet nga bakteret në gojë, por është gjithashtu një shenjë se zorrët dhe mëlçia kanë problem me eliminimin e toksinave nga trupi.