Pike, nuk bën pjesë në planet e Çavit dhe Barcelonës
Zherard Pike nuk është në planet e Çavi Hernandezit për sezonin e ri, pasi trajneri spanjoll nuk e shikon më veteranin e mbrojtjes, si një titullar në formacionin e Barcelonës.
Ka qenë vetë Çavi i cili ia ka bërë të qartë qendërmbrojtësin para dy javësh në një bisedë të zhvilluar ballë për ballë, por Pike është shprehur i bindur se do vërtetojë të kundërtën dhe se është i gatshëm të ulë edhe pagën e tij për të qëndruar në “Kamp Nou”.
Gazetari i njohur i “Mundo Derportivo”, Marçal Lorente postoi në llogarinë e tij në “Tuitter“ se paga e tij e lartë, dëmtimet e tij të përsëritura dhe shpërqendrimet e tij të përhershme, janë disa nga arsyet e vendimit të Çavit për Pike-n. Spekullohet se gjiganti spanjoll ka një borxh ndaj futbollistit me përvojë në shumën e 40 mln eurove. Ai pranoi që pagesa të shtyhej për shkak të situatës ekonomike në klub të shkaktuar nga pandemia.