Vjen lajmi i shumëpritur për tenistin Rafael Nadal

Këtë sezon ka fituar dy grand slam, por “fitorja” më e madhe mund të vijë në fund të këtij viti. Nga Spanja japin lajmin e madh se Rafael Nadal do të bëhet së shpejti baba, për herë të parë në jetën e tij.

Lajmin e ka publikuar revista spanjolle “Hola”, por ende nuk është konfirmuar nga tenisti fitues i 22 grand slam në karrierë. Sipas revistës, Nadal dhe bashkëshortja e tij Maria Francisca Perello janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Revista e specializuar në lajme “gossip” ka publikuar edhe një foto, ku bashkëshortja e tenisit duket me një bark të rrumbullakët disi dyshues. Nga çifti asnjë konfirmim, ndërkohë që Nadal përgatitet për grand slam të Wimbledon./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button