Kasami apel qytetarëve: Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura, kujdesuni për shëndetin tuaj

Kasami apel qytetarëve: Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura, kujdesuni për shëndetin tuaj

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret e shtëpive dhe të mos dalin pa nevojë.

Postimi i plotë i Kasamit…

Të nderuar qytetarë të Tetovës!
Për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një fabrikë në hyrje të qytetit, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekurit janë ata me sëmundje të mushkërive, frymëmarrjes dhe të zemrës, të cilët sot duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin raportet e cilësisë së ajrit. Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht H95. Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.

LEXO EDHE:

Back to top button