Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty

Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate.

“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, Vmro-Dpmne ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.

VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.

UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, është shprehur Mexhiti.

LEXO EDHE:

Back to top button