Transportuesit paralajmërojnë bllokada në kufi: Kërkohet zgjidhje për Shengenin

Kufizimet për qëndrimin e shoferëve  të kamionëve  nga vendit e Ballkanit në zonën   Shengen po krijojnë shqetësim te sektori i transportit. Nga Lidhje e Odave Ekonomike paralajmërojnë se nëse  nuk gjendet zgjidhje, transportuesit mund të rikthejnë bllokadën në kufij, duke e konsideruar çështjen një problem serioz në veprimtarinë e tyre.

”Ekziston rreziku i mbylljes së serishme të kufijve, shoferët e kamionëve  mund t’i bllokojnë kufijtë përsëri për shkak se bëhet fjalë për një problem serioz.03:27. 02:50 Po shikoni ne do të ndjekim hapat e Qeverisë, sepse janë ata që komunikojnë me institucionet evropiane, përkatësisht me Bashkimin Evropian dhe nuk kam informacione më të sakta. Ne konkretisht  nuk kemi informacione serioze në këtë drejtim kështu që pres që të  gjendet zgjidhje më cilësore e mundshme, në mënyrë që transportuesit tanë të mos pësojnë dëme”. – Goran Gjorgjievski, Kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.

Për zgjidhjen e kësaj çështjeje pritet ndërhyrja dhe koordinimi  i institucioneve me Bashkimin Evropian. Ndërkohë transportuesit kërkojnë zgjidhje që do të u mundësonte të vazhdojnë me aktivitete e tyre pa u përballur me kufizimet të mëtejshme në qëndrimin e tyre në zonën Shengen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button