Kur janë të sinqertë Gashi e Sali? Postimet e tyre hapin debat

Cili është versioni i vërtetë i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për Republikën e Kosovës? Në ditën kur u dha vendimi kundër ish krerëve të UÇK-së, Gashi gjeti forcën për t’i atribuuar meritat e lirisë së Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Këtë qëndrim e tha në faqen zyrtare të rrjetet sociale. Qëndrim të njëjtë me të pati edhe Bekim Sali në cilësinë e zëvendëskryeministrit. Por qëndrimet e tyre nuk kaluan pa rënë në sy të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili jo vetëm që ua shqiptoi emrat e tyre ashtu siç duhet, por dukej se kishte një kujtim me to, të llojit sikur i kishte parë diku.

“Maqedonia e Veriut, Bekim Sali, ky njeri i Kurtit, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane. Aktgjykimi i sotëm në Hagë është një ndëshkim ndaj luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri. Liria e Kosovës e ka historinë e saj, i ka emrat e saj të përveçëm dhe ajo histori nuk fshihet kurrë, thotë Bekim Sali. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë: Në kohën kur liria e Kosovës dhe paqja e stabiliteti i rajonit ishin ende një ideal për të cilin duhej luftuar, ata patën guxim të angazhohen dhe ta marrin mbi vete përgjegjësinë historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre. Sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre, thotë Gashi”. – Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Për dallim nga Vuçiq që citoi Gashin dhe Salin pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, këta dy të fundit, në qëndrimet e tyre për vendimin e Hagës nuk e përmendën askund Serbinë, regjimin e Sllobodan Millosheviqit dhe krimet serbe në Kosovë.

Kthehemi pak në vitin 2022. Ishte pikërisht Afrim Gashi dhe Bekim Sali të cilët në vitin 2022 morën pjesë në projektin që më së shumti dëmtoi Kosovën dhe popullin e saj në aspektin ekonomik, “Open Balkan”. Të paktën kështu kishte deklaruar vetë Gashi i cili sa ishte kryetar i Alternativës, vlerësonte se “Open Balkan” pa Kosovën nuk mund të ishte i hapur. Më 8 qershor të vitit 2020 Gashi në shoqëri të Sali u panë në “Open Balkan”. Aso kohe Gashi shkruante: “Kisha kënaqësinë t’u bashkohem pjesëmarrësve të samitit të radhës të “Open Balkan”. (foto Afrim Gashi Open Ballkan”. Ndërsa Gashi dhe Sali komentuan vendimin e gjykatës, prej disa ditësh i kanë futur veshët në lesh për qëndrimin e ministrit të tyre, Jeton Shasivari i cili kërkoi që cilido vendim i Hagës duhet pranuar si i tillë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button