Lideri i LSDM-së Venko Filipçe thotë se Maqedonia e Veriut nuk është askund në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian. Sipas Filipçes të gjithë zyrtarët e lartë evropianë e dinë se kjo Qeveri nuk dëshiron të shkojë në Evropë. Kreu i opozitës maqedonase thotë se vendi do të zhytet në varfëri dhe izolim pasi në buxhetin e ri të BE-së për 7 vitet e ardhshme, Maqedonia e Veriut s’do të mund të përfitojë më fonde.
“Na treguan qartë se për shkak të këtij pushteti në jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Ne jemi zorra qorre e Evropës. Kryeministri rrëfen përralla dhe gënjeshtra. As që ka biseduar diçka, dhe as që për çka të bisedohet. Dihet cila është rruga. Qëllimisht nuk bëhet hapat me qëllim që të mbetemi zorrë qorre këtu në Ballkan. Dhe kjo është politika e tij iluzioniste. Dhe kjo është politika tradhtare e Hristijan Mickoskit, sepse janë rrezikuar interesat strategjike shtetërore, sepse ne nuk mund të mbijetojmë si shtet në këtë situatë. Tani kur bëhet buxheti i ri i Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme ne nuk do të jemi aty. Ndryshon mënyra e financimit dhe nuk do të ketë më para, përkatësisht nuk do të ketë më mekanizëm IPA dhe kjo është mirë ta dinë qytetarët. – Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk








