Zhdëmtimi i viktimave në rastin e krerëve të UÇK-së, nën procedurë të re

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me njëherë pas shpalljes së vendimit kanë nisur procedurën për zhdëmtimin e viktimave në rastin ku më 16 shtator u dënuan Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Trupi Gjykues 2 ka vendosur që zhdëmtimi të përcaktohet nga vetë Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se gjykatat civile në Kosovë nuk ofrojnë një rrugë “efektive dhe realiste” për viktimat e këtij rasti. Sipas urdhrit, referimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të rrezikonte masat e tyre mbrojtëse, përfshirë anonimitetin. Megjithatë, ky hap nuk është ende përfundimtar. Mbrojtjes i është dhënë mundësia të paraqesë kundërshtime ndaj vendimit për të mos i referuar viktimat në gjykatat e Kosovës deri të martën, më 22 shtator 2026. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, Paneli do të vazhdojë me procedurën e zhdëmtimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button