Delegacioni i lartë kishtar serb në Ohër dhe Strugë
Delegacioni i lartë kishtar serb në Ohër dhe Strugë

Gazetar: Miki Trajkovski
Pas disa dekadash përçarjeje dhe tejkalimit të mosmarrëveshjes 55-vjeçare, me njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopatës së Ohrit, një delegacion i kishës serbe, i kryesuar nga patriarku Porfir, është në vizitë të Strugës dhe Ohrit, që është vizita e tyre e dytë zyrtare në më pak se një muaj. Porfori foli për mirëkuptimin e ndërsjellë midis njerëzve, por nuk iu përgjigj pyetjeve për tomosin e autoqefalisë.
“Ne, njerëzit që jetojmë në këto kohë, jemi të ekspozuar ndaj sfidave të ndryshme. Këto sfida shpesh ofrojnë disa vlera të reja, botëkuptime të reja. Natyrisht, kisha është gjithmonë moderne. Nuk i përket vetëm të shkuarës, por edhe të tashmes dhe së ardhmes, i përket përjetësisë, dhe në këtë kuptim përpiqet të jetë gjithmonë aktuale, të ndajë të gjitha problemet, të gjitha sprovat, të gjitha hallet por edhe të gjitha gëzimet me të cilat përballet çdo person”, deklaroi Porfiri-Patriarku i KOS-it.
Kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase e shoqëroi Patriarkun serb gjatë vizitës së tij në kishat dhe manastiret më të rëndësishme në rajonin e Ohrit-Strugës. Ndryshe njohja e KOM-it, ndodh në një kohë turbulente politike në vend, kur Maqedonia është para vendimit, nëse do të fillojnë ose jo negociatat me BE-në dhe mosmarrëveshja irracionale me Bullgarinë. Shumë ekspertë zhvillimet mes KOMit dhe KOS-it dhe Patriarkanës Ekumenike i vlerësojnë si akt pajtimi mes këtyre palëve, por edhe se pas zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshje dekadëshe, fshihet presioni politik për tejkalimin e tij./Alsat.mk