Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Gjeorgji

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Gjeorgji

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë Judo Grand Slam, që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Krasniqi mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi e nisi kompeticionin nga raundi i dytë, ku triumfoi ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

LEXO EDHE:

Back to top button